Ndërlidhjet

Është anuluar miqësorja Belgjikë-Spanjë


Bruksel, Belgjikë

Bruksel, Belgjikë

Belgjika ka anuluar ndeshjen miqësore të futbollit me Spanjën, e paraparë të zhvillohet sot.

Federata belge e futbollit ka thënë se vendimi është marrë më 16 nëntor, me rekomandim të qeverisë.

“Anulimi vjen pas alarmit të ngritur terrorist dhe ndjekjes aktuale të një të dyshuari”, thuhet në deklaratën e Federatës belge.

Zyrtarët francezë kanë identifikuar një belg, 27 vjeç, si organizator të sulmeve të javës së kaluar në Paris, në të cilat janë vrarë 129 veta.

Autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

XS
SM
MD
LG