Ndërlidhjet

Presidenti i Jemenit kthehet në Aden


Presidenti në mërgim i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi.
Presidenti në mërgim i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Presidenti në mërgim i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, është kthyer në qytetin jugor të Adenit.

Ai ka fluturuar drejt kryeqytetit të përkohshëm sot, në vizitën e dytë në Jemen, prejse është strehuar në Arabinë Saudite në fund të muajit mars, për shkak të avancimeve të rebelëve shiitë Huthi.

Zyrtarët kanë thënë se Hadi do të qëndrojë në pallatin presidencial në Aden për të mbikëqyrur një ofensivë ushtarake, që synon rikthimin e territoreve nga rebelët.

Një koalicion, i udhëhequr nga Arabia Sauite, ka nisur fushatën e bombardimeve në Jemen në muajin mars, për të zmbrapsur rebelët Huthi dhe për të rikthyer qeverinë e Hadit.

Së paku 5,600 njerëz janë vrarë në luftime në tetë muajt e kaluar.

Bisedimet për krizën, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, pritet të mbahen këtë muaj.

XS
SM
MD
LG