Ndërlidhjet

“Nuk ka fjalë” për anulimin e Euro 2016


Logo zyrtare e Euro 2016.

Logo zyrtare e Euro 2016.

Ministri i Sporteve i Francës, Patrick Kanner, ka thënë se Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2016 në Francë nuk do të anulohet, pavarësisht sulmeve terroriste që kanë ndodhur javën e kaluar në Paris.

“Euro do të zhvillohet në kushte të sigurisë maksimale, si pasojë e ngjarjeve që kemi përjetuar. Nuk ka fjalë për anulimin e kësaj ngjarjeje të madhe popullore", ka thënë Kanner.

“Sporti, në asnjë rast, nuk duhet të ndalohet nga terrorizmi”, ka shtuar ai.

Sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë vrarë së paku 129 persona.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG