Ndërlidhjet

Obama dhe Turnbull flasin për bashkëpunimin kundër IS-it


Obama në Filipine
Obama në Filipine

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar sot në Manila të Filipineve kryeministrin e Australisë, Malcolm Turnbull.

“Kemi pasur rastin që të flasim për nevojën e vazhdueshme për të rritur presionin ndaj Shtetit Islamik dhe për bashkëpunimin tonë me botën myslimane, për të parandaluar radikalizmin dhe sulmet e tmerrshme terroriste, që i kemi parë së voni në Paris. Kemi pasur rastin të bisedojmë edhe për atë se si t’iu qasemi komuniteteve myslimane, në mënyrë që ato të ndjehen pjesë e demokracive amerikane dhe australiane”, ka thënë Obama.

Komentet janë bërë përpara samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, në Manila.

XS
SM
MD
LG