Ndërlidhjet

Opozita: Gjendja normalizohet vetëm nëse tërhiqen nënshkrimet


Prishtinë, 17 nëntor 2015.
Prishtinë, 17 nëntor 2015.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, e kanë cilësuar si ilegale seancën e mbajtur nga partitë në pushtet në një sallë alternative.

Në një konferencë të përbashkët, liderët e këtyre partive politike: Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë deklaruar se nuk do të ketë normalitet në skenën politike kosovare dhe në institucionet e vendit përderisa kryeministri dhe qeveria të mos i tërheqin nënshkrimet e tyre nga marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Liderët opozitarë kanë thënë po ashtu se protestat e tyre nuk kanë si qëllim marrjen e pushtetit, por tërheqjen e nënshkrimeve nga këto marrëveshje.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG