Ndërlidhjet

Putin, Hollande flasin për fushatën ajrore në Siri


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Francois Hollande, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të martën dhe janë pajtuar që të thellojnë koordinimin e aksioneve të tyre ushtarake kundër terrorizmit në Siri, ka bërë të ditur Kremlini.

Kremlini po ashtu ka thënë se dy udhëheqësit do të takohen në Moskë më 26 nëntor, për të vazhduar konsultimet.

Franca ka intensifikuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Rusia po ashtu është duke bombarduar nga ajri grupet rebele dhe militante në Siri qysh më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG