Ndërlidhjet

Ban kërkon unitet në mposhtjen e terrorizmit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se bota duhet të bashkohet për të mposhtur “grupet terroriste” dhe ka paralajmëruar kundër hakmarrjes dhe diskriminimit të mëtejshëm të myslimanëve, sidomos refugjatëve dhe migrantëve, pas sulmeve në Paris dhe gjetkë.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban ka thënë se bota duhet të jetë e guximshme në mbështetjen e fqinjëve të Sirisë, të cilët aktualisht strehojnë miliona refugjatë sirianë.

Edhe komisionari për refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar sot kundër fajësimit të refugjatëve për terrorizmin, pasi njëri nga sulmuesit e Parisit duket se ka arritur në Evropë së bashku me migrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Guterres ka qëndruar sot në Serbi, ku çdo ditë arrijnë rreth 5,500 migrantë, që synojnë vendet e BE-së.

XS
SM
MD
LG