Ndërlidhjet

Arrin avioni i parë me refugjatë në Britani


Ilustrim
Ilustrim

Fluturimi i parë çarter me dhjetëra refugjatë sirianë ka ateruar në aeroportin britanik, Glasgow.

Qeveria e Britanisë planifikon të sjellë në vend 20,000 azilkërkues gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Aeroplani nga Bejruti, me rreth 100 njerëz në bord, është i pari prej disa fluturimeve që pritet të transportojnë rreth 1,000 refugjatë deri në Krishtlindje.

“Kjo është një ditë e krenarisë për Skocinë”, ka thënë ministri për Evropë dhe zhvillim ndërkombëtar në Qeverinë e Skocisë, Humza Yousaf.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka refuzuar thirrjet e BE-së për të pranuar më shumë refugjatë, por ka thënë se do t’i marrë ata direkt nga kampet e OKB-së për refugjatë.

Cameron ka thënë se pranimi i refugjatëve që arrijnë në Evropë mund të inkurajojë më shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

XS
SM
MD
LG