Ndërlidhjet

Rusia intensifikon sulmet ajrore në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka thënë se ka intensifikuar sulmet kundër caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në Siri.

Sulmet pasojnë deklaratën e shefit të sigurimit të Rusisë, Alexander Bortnikov, se rrëzimi i avionit rus të pasagjerëve, muajin e kaluar në Egjipt, ka qenë akt terrorist.

Zyrtarët rusë kanë thënë se forca ajrore e vendit ka kryer 2,300 misione mbi Siri në 48 ditët e fundit.

Duke folur në një takim të stafit të sigurisë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se fushata ajrore në Siri do të intensifikohet.

"Puna luftarake e aviacionit tonë në Siri jo vetëm se do të vazhdojë, por do të intensifikohet për t’i bërë kriminelët të kuptojnë se hakmarrja është e afërt", ka thënë Putin.

XS
SM
MD
LG