Ndërlidhjet

LDK: Sulmet në Kuvend kishin qëllim të lëndonin kryeministrin


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e dhunshme të opozitës në Kuvend kishin si qëllim kryesor lëndimin e liderit të kësaj partie dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një komunikate, LDK “dënon ashpër aktet e dhunës dhe sulmet e njëpasnjëshme të kryera nga deputetët e partive opozitare, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, të cilat, vlerësohet se kanë vënë në rrezik jetën e deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, përfaqësuesve diplomatikë dhe punonjësve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Aktet e ulëta, të karakterizuara nga përdorimi i mjeteve helmuesve, si sprej dhe gaz lotsjellës, siç deklaruan vetë kryesit e këtyre veprimeve të tmerrshme, kishin për cak kryesor të lëndojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se aktet e tilla të opozitës janë veprime kriminale, të cilat nuk duhet të tolerohen më tutje nga organet kompetente.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG