Ndërlidhjet

Sulmet në Paris, policia heton “pronat” e të dyshuarve


Paris

Paris

Policia që po heton sulmet e së premtes në Paris, është vënë në kërkim të pronave që besohet se janë përdorur nga sulmuesit.

Një makinë që është marrë me qira nga i dyshuari Salah Abdeslam, i cili është bërë subjekt i kërkimeve ndërkombëtare, po inspektohet.

Ai ose vëllai i tij Brahim, sulmues në Paris po ashtu, besohet se kanë marrë me qira një apartament dhe dy dhoma hoteli.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer sulmet e shumëfishta në Paris, më 13 nëntor, në të cilat kanë humbur jetën 129 veta.

Zyrtarët kanë thënë se 117 viktima tashmë janë identifikuar.

Imazhet e mediave franceze të njërës prej dhomave të hotelit që po ekzaminohet, tregojnë shiringa dhe tuba që mund të jenë përdorur për krijimin e bombave.

XS
SM
MD
LG