Ndërlidhjet

Paris: Të shtëna me armë në një lagje veriore


Pamje nga operacioni policor sot herët në mëngjes
Pamje nga operacioni policor sot herët në mëngjes

Në një lagje veriore të Parisit sot herët në mëngjes kanë shpërthyer të shtëna të fuqishme derisa ka zgjatur operacioni policor i ndërlidhur me sulmet terroriste të javës së kaluar.

Raportohet se persona të dyshuar ishin mbyllur në një banesë në lagjen Sent Denis, gjatë bastisjes nga policia antiterror.

Është dëgjuar së paku një eksplodim.

Ka raporte për disa policë të plagosur gjatë këtij operacioni. Televizioni francez ka paraqitur pamje të ambulancave mjekësore në skenë, jo shumë larg nga stadiumi i futbollit, ku tre sulmues vetëvrasës me bomba i kanë aktivizuar jelekët e tyre me eksploziv duke e vrarë një kalimtar rasti.

Autoritetet thanë se së paku tetë persona ishin direkt të involvuar në sulmet e 13 nëntorit, me ç’rast u vranë 129 vetë dhe u plagosën më se 350 të tjerë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 6 vetë me jelekë vetëvrasës, njëri që u vra nga të shtënat me policinë dhe një tjetër që mendohet se ka ikur në Belgjikë.

Zyrtarët thanë se në një video monitoruese shihet edhe sulmuesi i nëntë i mundshëm.

Militantët e Shtetit Islamik thanë se i kanë ndërmarrë këto sulme.

XS
SM
MD
LG