Ndërlidhjet

Obama e lavdëron rolin e Rusisë në bisedimet për Sirinë


Barack Obama në Manilë të Filipineve

Barack Obama në Manilë të Filipineve

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka lavdëruar rolin e Rusisë në bisedimet për përfundimin e krizisë në Siri dhe tha se dëshiron që Moska ta ndryshoj qëndrimin për mbështetje të regjimit në Siri dhe të fokusohet në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik.

Mëtutje, duke folur sot në Manilë të Filipineve, zoti Obama tha se ende ekzistojnë dallime me Rusinë lidhur me fatin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Por, duke iu referuar bisedimeve ndërkombëtare për Sirinë në Vjenë, ai tha se Rusia ishte “partner konstruktiv në Vjenë, në përpjekje për krijimin e tranzicionit politik”.

“Në inkursionin e tyre ushtarak në Siri, ata ishin më tepër të fokusuar në mbështetjen e presidentit Assad”, tha Barack Obama, dhe ka shtuar se “nëse në fakt, presidenti Putin e ndryshon fokusin e tij dhe fokusin e ushtrisë së tij, në atë që është kërcënim madhor, që është ISIL-i, atëherë kjo është ajo që ne dëshirojmë ta shohim”.

Obama theksoi, po ashtu, se e ka mirëpritur intensifikimin e sulmeve ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë aleatin e vet, Francën në këto operacione.

XS
SM
MD
LG