Ndërlidhjet

Gjermani: Anulohet ndeshja pas kërcënimit me bombë


Evakuimi i stadiumit në Hanover
Evakuimi i stadiumit në Hanover

Policia në qytetin Hanover të Gjermanisë tha se autoritetet e kanë anuluar ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës, për shkak se kishin “informacion konkret” për kërcënim me bombë. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet mbrëmë.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, e ka cituar shefin e policisë, Volker Kluwe, që ka thënë se informata kishte të bënte me një sulm me eksploziv.

Stadiumi u evakuua nga policia një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes.

Në këtë takim pritej edhe prania e zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë kancelaren, Angela Merkel, që të dërgohej sinjal se Gjermania nuk do t’i nënshtrohet terrorizmit, pas sulmeve në Paris.

XS
SM
MD
LG