Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Në oborr të Kushtetueses është gjetur një granatë


Pamje e një pjesëtari të policisë së Kosovës

Pamje e një pjesëtari të policisë së Kosovës

Në oborrin e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë është gjetur një granatë dore.

Policia e Kosovës tha se rreth orës 8 sot në mëngjes, ka marrë informatë lidhur me një mjet dyshues në oborrin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën dhe janë duke bërë ekzaminimet e duhura”.

Më vonë policia tha se “bomba është eksploduar në mënyrë të kontrolluar”.

XS
SM
MD
LG