Ndërlidhjet

Siri: Janë vrarë dhjetëra militantë të IS-it


Pamje pas një sulmi ajror në qytetin Raka

Pamje pas një sulmi ajror në qytetin Raka

Observatori për të drejtat e njeriut në Siri, me seli në Londër, thotë se nga sulmet ajrore gjatë tri ditëve të fundit, janë vrarë së paku 33 militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në qytetin Raka në Siri, që është bazë e militantëve.

Në njoftimin e sotëm të këtij observatori theksohet se janë plagosur dhjetëra militantë të tjerë, gjatë sulmeve në periudhën prej 15 e deri më 17 nëntor.

Mëtutje, ky grup thotë se anëtarët e lartë të IS-it dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga qyteti Mosul, që është bazë e këtij grupi ekstremist në pjesën veriore të Irakut.

Franca e ka intensifikuar fushatën ajrore në Raka, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris.

XS
SM
MD
LG