Ndërlidhjet

Turqia dhe SHBA planifikojnë pastrim të kufirit nga IS-i


Ushtria turke duke patrulluar në kufirin Turqi -Siri

Ushtria turke duke patrulluar në kufirin Turqi -Siri

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara thonë se do t’i intensifikojnë operacionet për t’i pastruar pjesë të kufirit turko-sirian nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

“Ne kemi plane të caktuara për t’i dhënë fund pranisë së IS-it në kufirin tonë”, tha sot ministri i jashtëm i Turqisë, Feridun Sinirlioglu.

Mëtutje, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, ai theksoi se “kur këto plane të finalizohen, operacionet tona do të intensifikohen” dhe ka paralajmëruar se kjo do të ndhodhë “gjatë ditëve të ardhshme”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka thënë rrjetit CNN se “75% të kufirit turko-sirian tashmë është pastruar” dhe ka shtuar se “ne po hyjmë në një operacion me turqit për t’i pastruar edhe 98 kilometrat e mbetur”.

XS
SM
MD
LG