Ndërlidhjet

Operacioni në Paris: 2 të vdekur, 7 të arrestuar


Paris, 18 nëntor 2015.

Paris, 18 nëntor 2015.

Policia antiterroriste franceze ka bastisur një apartament në veri të Parisit, ku besohej se është fshehur organizatori i sulmeve terroriste të 13 nëntorit.

Zyrtarët kanë thënë se një i dyshuar është qëlluar për vdekje dhe një tjetër, një grua, ka hedhur vetën në erë, duke përdorur rrip vetëvrasës.

Gjatë operacionit policor, që ka zgjatur gjashtë orë, shtatë persona të dyshuar janë arrestuar.

Policia është në kërkim të Abdelhamid Abaaoudit, belg, 28 vjeç, i cili dyshohet se ka planifikuar të shtënat dhe bombarimet që kanë lënë 129 njerëz të vrarë dhe mbi 350 të plagosur më 13 nëntor në Paris.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.

XS
SM
MD
LG