Ndërlidhjet

logo-print

Refuzohen ankesat e Blatterit dhe Platinit


Platini (majtas) dhe Blatter

Platini (majtas) dhe Blatter

Komiteti i Apelit i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka refuzuar ankesat e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, dhe nënpresidentit Michel Platini kundër ndalesës 90-ditëshe nga të gjitha aktivitetet e futbollit.

Ata janë suspenduar në muajin tetor, derisa Komiteti për Etikë i FIFA-s të hetojë akuzat për korrupsion kundër tyre.

Blatter, 79 vjeç, akuzohet për nënshkrimin e një kontrate “të pafavorshme” për FIFA-n dhe për një “pagesë të paligjshme” për presidentin e UEFA-s, Platini.

Të dy ata mohojnë çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG