Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e Egjipti do të bashkëpunojnë për sigurinë ajrore


Putin dhe al-Sisi - foto arkivi

Putin dhe al-Sisi - foto arkivi

Kremlini ka bërë të ditur se presidentët e Rusisë dhe të Egjiptit janë pajtuar për disa masa që do të përmirësojnë sigurinë e linjave ajrore.

Kremlini ka bërë njoftimin pas një bisede telefonike midis Vladimir Putinit dhe Abdel Fattah al-Sisit.

Është thënë se dy liderët janë pajtuar po ashtu për “bashkëpunim të afërt” midis shërbimeve të sigurisë të të dyja vendeve, për të gjetur personat që kanë rrëzuar avionin rus në Gadishullin Sinai, më 31 tetor.

Rusia ka pezulluar të gjitha fluturimet në Egjipt pas tragjedisë, në të cilën të 224 njerëzit në bord kanë humbur jetën.

Më 17 nëntor, Moska ka konfirmuar se një bombë ka qenë e vendosur në avionin e kompanisë Metrojet.

Një degë e grupit militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj aeroplanit.

XS
SM
MD
LG