Ndërlidhjet

Merkel lavdëron vendimin për anulimin e ndeshjes


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përshëndetur vendimin për të anuluar një ndeshje të futbollit midis Gjermanise dhe Holandës, për arsye të sigurisë.

Ndeshja ka qenë e paraparë që të zhvillohet të martën mbrëma në Hanover, vetëm katër ditë pasi militantët islamikë kanë vrarë së paku 129 persona në Paris.

“Kam qenë e pikëlluar ashtu si edhe miliona tifozë për anulimin e ndeshjes. Por, zyrtarët e sigurisë kanë marrë vendim të përgjegjshëm”, u ka thënë Merkel gazetarëve.

“Këto janë vendime të vështira, ndoshta më të vështirat marrë parasysh prioritetet konfliktuoze të lirisë dhe sigurisë. Por, dje, ka qenë e drejtë që të vendoset në bazë të sigurisë”, ka shtuar Merkel.

XS
SM
MD
LG