Ndërlidhjet

Sulmet ajrore të Francës dhe vendeve të tjera kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Raka të Sirisë, qysh të dielën, kanë vrarë së paku 33 militantë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se shumica e tyre kanë vdekur kur janë goditur postblloqet në qytet.

Burimi i njëjtë po ashtu njofton se familjet e udhëheqësve të Shtetit Islamik kanë nisur të ikin nga Raka në drejtim të Mosulit në Irak.

Një agjenci e lajmeve, e lidhur me Shtetin Islamik, nuk ka raportuar për viktima nga sulmet ajrore.

Agjencia Amaq ka thënë se avionët francezë kanë goditur “lokacione të zbrazëta”.

XS
SM
MD
LG