Ndërlidhjet

HRW kritikon sjelljet e Pakistanit ndaj afganëve


Logo e Human Rights Watch

Logo e Human Rights Watch

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ka kërkuar nga Qeveria e Pakistanit që të ndërmarrë hapa për t’iu dhënë fund “keqtrajtimeve policore, kërcënimeve dhe dhunës” kundër afganëve.

Rreth 1.5 milion afganë të regjistruar dhe një milion të jerë pa dokumente llogaritet se jetojnë në Pakistan.

Në raportin e publikuar sot, Human Rights Watch ka thënë se afganët shihen me dyshim të thellë brenda Pakistanit dhe akuzohen vazhdimisht nga autoritetet.

"Abuzimet e policisë kanë bërë që afganët të kufizojnë lëvizjet, gjë që ka çuar në vështirësi ekonomike dhe në qasje të kufizuar në arsim dhe punësim", ka thënë Human Rights Watch.

XS
SM
MD
LG