Ndërlidhjet

logo-print

Hollande francezëve: Vazhdojeni jetën normalisht


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendi i tij “nuk do t’i dorëzohet" frikës nga terrorizmi.

Ai ka kërkuar nga bashkëkombasit e tij që të vizitojnë kafenetë dhe muzetë dhe të jetojnë jetën normalisht.

“Çfarë do të ishte vendi ynë pa kafenetë e tij, koncertet, ngjarjet sportive dhe muzetë”, ka thënë Hollande gjatë një takimi me kryetarët e komunave të Francës.

Parisi është goditur javën e kaluar nga sulme terroriste, që kanë lënë të vrarë 129 persona.

Hollande ka thënë se “jeta duhet të vazhdojë në mënyrë të plotë” dhe ka premtuar siguri shtesë.

XS
SM
MD
LG