Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, Greqia dhe Turqia flasin për bashkëpunim


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Greqia dhe Turqia duhet të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër kontrabandistëve, të cilët transportojnë qindra-mijëra migrantë dhe refugjatë në Evropë, nga Turqia përmes ishujve grekë.

Këto komente i ka bërë sot kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Rreth 700,000 refugjatë dhe migrantë, që ikin nga lufta dhe varfëria, kanë arritur në Evropë këtë vit.

“Duhet të ndërmarrim më shumë hapa drejt koordinimit, në mënyrë që të godasim unazat kontrabanduese, të cilat janë fyerje ndaj dinjitetit njerëzor”, ka thënë Tsipras në një konferencë për media në Ankara, së bashku me homologun turk, Ahmet Davutoglu.

XS
SM
MD
LG