Ndërlidhjet

Suedia rrit nivelin e kërcënimit terrorist


Suedi - foto arkivi
Suedi - foto arkivi

Policia e Sigurisë e Suedisë (SAPO) ka rritur në katër nivelin e kërcënimit terrorist, në shkallën prej pesë nivelesh.

“Një arsye e rritjes është se Policia e Sigurisë ka marrë informacione konkrete dhe ka gjykuar se duhet të veprojmë brenda kuadrit të operacioneve tona anti-terroriste”, ka thënë SAPO përmes një deklarate.

Niveli katër nënkupton se ka mundësi të mëdha se “personat kanë qëllim dhe aftësi për të kryer një sulm”.

Ky zhvillim pason sulmet terroriste të javës së kaluar në Paris, në të cilat kanë humbur jetën 129 persona.

XS
SM
MD
LG