Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për deputeten Kadaj-Bujupi


Pamje nga protesta e sotme.
Pamje nga protesta e sotme.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, të mbetet në paraburgim për 30 ditë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Arianit Koci.

“Gjykata ka marrë vendimin, është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Mendoj se vendimi është i padrejtë, joproporcional dhe unë do të ushtroj ankesë për këtë vendim", ka thënë Koci.

Aktualisht, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë është duke u zhvilluar një protestë, ku policia është duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, të cilët e kundërshtojnë ketë vendim të gjykatës.

Forcat e policisë kanë arrestuar të mërkurën në mëngjes deputeten e Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-ës, Donika Kadaj-Bujupi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest për katër deputetë: Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kadaj-Bujupin.

Deputetët e opozitës, disa herë radhazi, kanë hedhur gaz lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës dhe kanë pamundësuar mbajtjen e seancave.

Ata kundërshtojnë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, të cilat, sipas opozitës, çojnë në ndarje të Kosovës.

XS
SM
MD
LG