Ndërlidhjet

Qeveria dënon dhunën në Prishtinë


Prishtinë, 18 nëntor 2015.

Prishtinë, 18 nëntor 2015.

Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën që ka përfshirë protestat e opozitës në Prishtinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e indinjuar me lëndimet që iu shkaktuan sot qytetarëve të pafajshëm, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe me dëmet materiale dhe skenat e tmerrshme që u panë sot në Prishtinë”.

“Hipokrizia e opozitës qëndron në faktin se ata gjoja po protestojnë për mbrojtjen e Republikës, por në emër të mbrojtjes së saj ata po tentojnë ta shkatërrojnë atë, po i sulmojnë institucionet e saj, po përdhosin çdo gjë që është ndërtuar me shumë mund”, thuhet pos tjerash në reagimin e qeverisë.

Ekzekutivi po ashtu ka thënë se shpreh përkrahjen më të fuqishme për Policinë e Kosovës, e cila “me përkushtim po e mbron Republikën e Kosovës nga aktet kriminale të orkestruara për përfitime ekskluzivisht politike”.

Për më shumë hollësi nga zhvillimet e sotme, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG