Ndërlidhjet

Sulme në një treg të Nigerisë, 13 të vrarë


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Dy sulmuese vetëvrasëse kanë vrarë së paku 13 persona në një treg në qytetin Kano të Nigerisë.

Banorët kanë thënë se njëra nga bombat ka shpërthyer brenda tregut, tjetra jashtë.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi Boko Haramin.

Ky grup ka nisur sulmet në Nigeri në vitin 2009.

Prej atëherë, mijëra njerëz janë vrarë dhe qindra janë rrëmbyer.

Sipas Indeksit të Terrorizmit Global, 6,644 njerëz kanë vdekur nga sulmet e Boko Haramit më 2014.

Për rrjedhojë, ai radhitet si grupi më vdekjeprurës militant në botë.

XS
SM
MD
LG