Ndërlidhjet

logo-print

Gjatë protestës së sotme, organet e rendit kanë shoqëruar në stacionin policor 22 persona për intervistim dhe procedura tjera policore.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Baki Kelani, duke shtuar se si pasojë e dhunës janë plagosur shtatë zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por ka edhe të tjerë që, sipas tij, nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Një veturë zyrtare është djegur më targa 3Z, katër vetura të policisë janë dëmtuar, por ka edhe dhjetëra vetura zyrtare të institucioneve tjera që janë dëmtuar.

Kelani ka thënë se dëme të shkaktuara ka edhe në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu ka disa informacione se ka dëmtime edhe të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, ku dyshohet se janë dëmtuar disa shkronja të emërtimit.

XS
SM
MD
LG