Ndërlidhjet

Rusia do të ndalojë importet ushqimore nga Ukraina


Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev.
Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev.

Rusia ka njoftuar se do të ndalojë të gjitha importet e ushqimit nga Ukraina, nisur nga data 1 janar.

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev, i ka thënë televizionit Rossiya-24 se Rusia do të ndërmarrë këtë aksion sepse “Ukraina u është bashkuar sanksioneve kundër Federatës Ruse – ekonomike dhe financiare”.

Rusia është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 njerëz kanë vdekur në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Moska, e cila mohon rolin e saj në konflikt, ka vendosur tashmë ndalesa të ushqimit nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore.

XS
SM
MD
LG