Ndërlidhjet

IS-i kërcënon me sulme edhe Nju Jorkun


Nju Jork - foto arkivi

Nju Jork - foto arkivi

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të qetësojnë frikën, pasi në një video të grupit militant Shteti Islamik është thënë se Nju Jorku është cak potencial i sulmit terrorist.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, dhe komisionari i policisë, William Batton, kanë thënë se në video “nuk ka kërcënim specifik dhe të besueshëm”.

De Blasio u ka bërë thirrje njujorkezëve që të vazhdojnë punët e tyre normalisht.

Sipas Grupit të Inteligjencës SITE, organizatë në Merilend, e cila gjurmon grupet militante, videoja gati gjashtëminutëshe përfshin një skenë që tregon Sheshin Times Square dhe vende të tjera turistike në Manhatan të Nju Jorkut.

Videoja po ashtu shfaq një sulmues vetëvrasës që duket se mban gati shkrehësen.

Pjesa më e madhe e filmimit shfaq skena të Parisit dhe të presidentit të Francës, Francois Hollande.

Parisi, javën e kaluar, është goditur nga sulme të rënda terroriste, të cilat kanë vrarë 129 persona dhe kanë plagosur qindra të tjerë.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Lexoni edhe këtë:

Numri i viktimave nga terrorizmi është rritur për 80%

XS
SM
MD
LG