Ndërlidhjet

logo-print

Në Shqipëri shkatërrohet një bandë e drogës


Shqipëri - foto arkivi

Shqipëri - foto arkivi

Policia në Shqipëri ka thënë se ka shkatërruar një rrjet të madh të drogës në Tiranë, duke arrestuar 30 persona.

Policia, përmes një deklarate të mërkurën mbrëma, ka bërë të ditur se ka arrestuar “organizatorë, koordinatorë dhe shpërndarës të drogave të forta” pas një hetimi gjashtëmujor.

Policia ka thënë se banda ka shpërndarë droga në vlerë prej 900,000 eurosh në dy vjetët e fundit.

Pesë anëtarë të bandës janë ende në arrati, kanë thënë autoritetet.

Policia ka konfiskuar rreth 1 kg heroinë, 180 pako të vogla të kokainës dhe një numër të pistoletave, municione, makina dhe telefona mobilë, që janë përdorur nga anëtarët e bandës.

XS
SM
MD
LG