Ndërlidhjet

Rusia premton sistem të pastër anti-doping


Ministri i Sporteve i Rusisë, Vitaly Mutko.
Ministri i Sporteve i Rusisë, Vitaly Mutko.

Ministri i Sporteve i Rusisë ka thënë se ministria e tij është e gatshme të bëjë një plan me Agjencinë Botërore Kundër Dopingut, për të zgjidhur problemet e saj me këtë dukuri.

“Jemi të gatshëm menjëherë që në mënyrë efektive të bashkëpunojmë me Agjencinë Botërore anti-Doping”, ka thënë Vitaly Mutko.

Të mërkurën, Agjencia Botërore anti-Doping ka pezulluar Agjencinë ruse Kundër Dopingut për mospërmbushje të obligimeve.

Pezullimi është bërë disa ditë pasi një komision i pavarur ka zbuluar shkelje sistematike të rregullave anti-doping nga atletët rusë.

“Vendimi është pritur. Jemi të gatshëm të rindërtojmë gjithë sistemin tonë anti-doping”, ka thënë Mutko.

Agjencia ruse Kundër Dopingut ka thënë ka nisur të adresojë shkeljet e identifikuara në raportin e komisionit të pavarur të Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Edhe Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës ka ndaluar përkohësisht Rusinë nga garat ndërkombëtare.

Lexoni edhe këtë:

Kremlini mohon akuzat për doping të sponsorizuar nga shteti

XS
SM
MD
LG