Ndërlidhjet

Rrezik nga sulmi kimik në Francë


Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka paralajmëruar për rrezikun e një sulmi në Francë me “armë kimike ose biologjike”.

“Nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, ka thënë Valls para ligjvënësve francezë.

“Imagjinata makabre e atyre që japin urdhra, është e pakufizuar. Pushkë sulmuese, prerje kokash, kamikazë, thika, ose të gjitha këto në të njëjtën kohë”, ka thënë Valls.

Sulmet e koordinuara në Paris, më 13 nëntor, kanë vrarë 129 veta dhe kanë plagosur mbi 350. Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Mbetet e paqartë nëse organizatori i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, është vrarë gjatë një bastisjeje të policisë të mërkurën në veri të Parisit.

Ligjvënësit francezë po diskutojnë sot për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për tre muaj.

Valls i ka bërë thirrje gjithë Evropës që të miratojë masa për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me pasagjerët e linjave ajrore, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kolektive.

XS
SM
MD
LG