Ndërlidhjet

Hyseni: Protestat shkaktuan dëme të mëdha


Prishtinë, 18 nëntor 2015.
Prishtinë, 18 nëntor 2015.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, e ka cilësuar të dhunshme protestën e opozitës të mërkurën, ndërsa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizëm.

“Policia e Kosovës është në mbrojte të ligjit dhe të rendit në vend dhe ajo këtë dje e ka bërë dhe e ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme, për ç’gjë jap mirënjohje publike” ka thënë Hyseni.

Ai ka dënuar përdorimin e koktejit molotov, të gurëve e gjësendeve të tjera kundër policisë. Gjithashtu, ka apeluar që të mos përdoren fëmijë në këto protesta.

Hyseni ka konfirmuar se nga këto protesta janë arrestuar 22 persona, kurse dëmet materiale i ka cilësuar të mëdha, si në pronën publike, ashtu edhe atë private.

Për motivet dhe rrjedhën e protestës, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG