Ndërlidhjet

Serbia, Maqedonia kufizojnë hyrjen e refugjatëve


Maqedoni

Maqedoni

Serbia dhe Maqedonia kanë nisur kufizimin e hyrjes së refugjatëve, duke lënë qindra njerëz të bllokur në kufij.

Melita Sunjiq, zëdhënëse e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), ka thënë se autoritetet serbe “lejojnë të hyjnë vetëm refugjatët nga Afganistani, Siria dhe Iraku”.

“Ato po i kthejnë prapa në Maqedoni të gjithë të tjerët”, ka shtuar Sunjiq.

Sipas saj, edhe Maqedonia ka ndaluar refugjatë nga disa vende, përfshirë Liberinë, Marokun, Pakistanin, Shri Lankën dhe Sudanin.

Organizata joqeveritare e Maqedonisë LEGIS ka thënë po ashtu se Maqedonia lejon brenda vetëm irakianët, afganët dhe sirianët.

Këto tri nacionalitete përbëjnë shumicën e qindra-mijëra migrantëve që tashmë kanë arritur në Evropë përmes rrugëve të Ballkanit.

Shqetësimet në rajonin e Ballkanit janë rritur pas lajmeve se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit mund të ketë arritur në Evropë duke u përzier me refugjatë.

Nga sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë humbur jetën 129 veta.

Evropa po përballet sivjet me numrin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG