Ndërlidhjet

Organizatori i sulmeve në Paris është vrarë


Abdelhamid Abaaoud
Abdelhamid Abaaoud

Autoritetet franceze kanë thënë se organizatori i dyshuar i sulmeve terroriste në Paris është vrarë gjatë bastisjes policore në lagjen Saint Denis të Parisit, një ditë më parë.

Prokurori i Parisit, Francois Molins, ka thënë se Abdelhamid Abaaoud, nga Belgjika, është në mesin e dy personave të vrarë, të mërkurën.

Personi i dytë i vrarë është një grua që ka hedhur veten në erë.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë arrestuar edhe tetë të dyshuar për përfshirje në sulmet në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 129 veta dhe të plagosur mbi 350.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shteti Islamik.

Policia belge ka thënë sot se ka bërë gjashtë bastisje në zonën e Brukselit, që lidhen me njërin nga tre kamikazët që kanë hedhur veten në erë pranë stadiumit kombëtar të futbollit në Paris.

Një prokuror belg ka thënë se bastisjet lidhen me militantin Bilal Hadfi, shtetas francez, me origjinë marokene.

Shihni këtu pamjet e bastisjes policore në Saint Denis.

XS
SM
MD
LG