Ndërlidhjet

Sulmi në Bosnje është “akt terrorist”


Rajlovac - vendi ku ka ndodhur sulmi.
Rajlovac - vendi ku ka ndodhur sulmi.

Sulmi dhe vrasja e dy pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës, në rajonin Rajlovac, është akt i terrorizmit, ka thënë Prokuroria e Bosnjës.

"Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë rrethanat që lidhen me kryesin e këtij krimi, me ndihmësit e tij të mundshëm dhe motivin", thuhet në deklaratë.

Një person i armatosur ka vrarë mbrëmjen e kaluar dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës.

I armatosuri ka vrarë veten, pasi policia e Bosnjës ka rrethuar shtëpinë në të cilën është fshehur.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan të basteve.

Sulmuesi është identifikuar si Enes Omeragiq.

Mediat në Sarajavë kanë raportuar se ai ka qenë mbështetës i lëvizjes Salafi, një ideologji ultrakonservatore e Islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm.

Bosnja, një nga vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të vuajë ndarjet e thella etnike dhe fetare që nga lufta e viteve 1990.

Gati gjysma e 3.8 milionë banorëve të Bosnjës janë myslimanë.

XS
SM
MD
LG