Ndërlidhjet

Hendeku midis pagave të burrave dhe grave, larg mbylljes


Ilustrim
Ilustrim

Forumi Botëror Ekonomik beson se do të duhen 118 vjet që të tejkalohet hendeku midis pagave të burrave dhe grave.

Gratë vetëm tani fitojnë shuma që burrat i kanë marrë qysh në vitin 2006, thuhet në raportin Hendeku Global Gjinor.

Sipas raportit, përparimi në mbylljen e këtij hendeku ka ngecur viteve të fundit, në kohën kur gjithnjë e më shumë gra kanë hyrë në tregun e punës.

Raporti thotë se në disa vende, gratë ndjekin universitetin më shumë se burrat, porse kjo nuk do të thotë se gratë, me doemos, fitojnë role të kualifikuara ose pozita udhëheqëse.

Në listën prej 145 vendesh, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda radhiten të parat sa i përket barazisë gjinore.

Forumi Botëror Ekonomik është një fondacion jofitimprurës zviceran, me seli në Gjenevë.

Lexoni këtu se si ka qenë gjendja në Kosovë në fund të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG