Ndërlidhjet

logo-print

Një hartë “sugjeron” prezencën ushtarake të Rusisë, në Siri


Dmitri Peskov.

Dmitri Peskov.


Një hartë e ushtrisë ruse, është shfaqur sot në televizioni shtetëror, duke treguar se ku mund të vendoset artileria ruse në rajonin qendrorë të qytetit sirian, Homs.

Harta është treguar gjatë një konference të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ishte prezent edhe presidentin Vladimir Putin.

Harta e shfaqur nga një blloger i ushtrisë ruse, tregon se artileria ruse është në afërsi të qytetit sirian Sadad, rreth 60 kilometra në jug të Homs-it.

I pyetur për hartën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka përsëritur se trupat ruse nuk janë duke marrë pjesë në operacionet, në terren.

Një burim ushtarak sirian citohet të ketë thënë se "këshilltarët rusë në Sadad, po e këshillojnë ushtrinë siriane për përdorim të artilerisë."

XS
SM
MD
LG