Ndërlidhjet

Suedi “avokon” për futjen e pasaportave biometrik në Schengen


 Kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Suedia do të propozojë në një takim të Bashkimin Evropian, të premten, futjen e kontrolleve të pasaportave biometrike në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen, kanë thënë kryeministri suedez, pas sulmeve në Paris, ku u vranë 129 njerëz.

Deklarata e kryeministrit Stefan Lofven, erdhi një ditë pasi policia e sigurisë suedeze ka rritur nivelin e sigurisë, nga kërcënimet terroriste.

Mediat suedeze njoftuan për një të dyshuari, se është anëtar i grupit të Shtetit Islamik (IS) të cilat kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar në Paris.

"Suedia ka qenë ndoshta naive," ka thënë Lofven një konferencë për shtyp.

"Ndoshta kjo ka qenë e vështirë për ne për të pranuar se ka në shoqërinë tonë të hapur, njerëz - qytetarët suedezë - të cilët simpatizojnë veprimet e vrasësve të ISIS," tha ai.

Ai ka thënë se Suedia do të shtyjë në takimin e së premtes Bashkimit Evropian futjen e pasaportave biometrike në kufijtë e zonës Shengen, e cila përfshin 26 vende evropiane.

Brenda Shengen-it, njerëzit mund të lëvizin lirisht pa kontrolle të pasaportave.

Një pasaportë biometrike konsiderohet shumë më e sigurt sepse ajo përdor teknologji të lartë, për të vërtetuar identitetin e mbajtësit.

XS
SM
MD
LG