Ndërlidhjet

logo-print

Policia bastisë shtëpinë e babait të Albin Kurtit


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje te shtëpia e babës se ish kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin për Radion Evropa e Lire e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes.

Dje Policia e Kosovës, e kishte bastisur edhe banesën e Albin Kurtit dhe po ashtu edhe disa deputetëve tjerë të opozitës ku dhe kishte bërë arrestimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj Bujupi.

Ndërkohë që policia është në kërkim edhe të dy deputetëve të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Ata akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë përdorur sprej gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast është pamundësuar zhvillimi normal i seancave, tash e një kohë.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar tërheqjen e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialog me Serbinë, sidomos asaj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe tërheqjen e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG