Ndërlidhjet

Mustafa: Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin pa viza në BE


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,u takua sot, në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe eurodeputetin Elmar Brok.

Gjatë takimeve të kryeministrit Mustafa, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, temë qendrore ishte përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Kosovës, njofton zyra e qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa,ka theksuar nevojën e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar përkrahje për Kosovën në këtë proces.

“Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës, tashmë, kanë mbetur të vetmit në rajon që nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në vendet e BE-së. Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në vitin 2016,” ka theksuar kryeministri Mustafa.

XS
SM
MD
LG