Ndërlidhjet

logo-print

Vriten pesë persona në Izrael dhe Bregun Perëndimor


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Të paktën pesë persona janë vrarë në dy sulme të ndara, në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Në sulmin e parë në Tel Aviv, dy persona janë therur për vdekje nga një sulmues palestinez.

Më vonë gjatë ditës, tre veta u vranë në një sulm në Bregun Perëndimor, pranë një kolonie hebreje.

Një zyrtar i policisë tha se një sulmues palestinez, ka hapur zjarr nga një makinë, duke vrarë një amerikan, një palestinez, dhe një izraelit.

Disa persona janë plagosur në sulm, sipas burimeve mjekësore.

Policia tha se i dyshuari është arrestuar.

Nga vala e dhunës, gjatë dy muajve të fundit rreth 80 palestinezë dhe të paktën 15 izraelitë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG