Ndërlidhjet

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se policia ka vrarë 28 të dyshuar si "terroristë", gjatë një aksioni në një minierë qymyri në rajonin Xinjiang, ku po ashtu u vranë së paku pesë policë.

Rajoni është i banuar nga komuniteti ujgur, kryesisht myslimanë të etnisë turke.

Portali i qeverisë Xinjiang, ka raportuar se të dyshuarit u vranë gjatë një kërkimi që zgjati 56 ditë, pas sulmit të parë të kryer më 18 shtator, ku ishin vrarë 11 civilë dhe pesë policë, duke i therur me thikë.

"Pas 56 ditëve të luftimeve të vazhdueshme, Xinjiang shkatërroi një bandë të dhunshme terroriste direkt nën komandën e një grupi ekstremist të huaj", ka njoftuar qeveria.

"Përveç një personi, i cili është dorëzuar, 28 persona të tjerë janë vrarë.”

Një gazetë lokale ka thënë se dy persona, që kishin emra ujgurë, ishin udhëheqësit e një grupi të huaj, të cilët besohet si ishin organizatorët e këtij sulmi.

Tensionet ndërmjet ujgurëve myslimanë dhe kinezëve han që jetojnë në Xinjiang, shpeshherë kanë eskaluar në të dhunshme, duke lënë me qindra persona të vrarë.

XS
SM
MD
LG