Ndërlidhjet

Franca: Evropa duhet të “zgjohet" nga kërcënimet terroriste


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë se vendet evropiane duhet të "zgjohen" nga kërcënimet terroriste, pas sulmeve në Paris që lanë të vdekur 129 persona.

Ai këto komente i ka bërë pas identifikimit të organizatorit të sulmeve në Paris, i cili ishte shtetas i Belgjikës, dhe kishte hyrë në Francë, pa u vërejtur nga organet e sigurisë.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka mbrojtur shërbimet e Belgjikës, pas pretendimeve se sulmi ishte organizuar atje.

Ministrat e Brendshëm dhe ministrat e Drejtësisë të Bashkimit Evropian, do të zhvillojnë bisedime urgjente.

Takimi në Bruksel pritet të diskutojë mundësinë për kontrolle të rrepta në kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit.

XS
SM
MD
LG