Ndërlidhjet

Dy Koretë dakordohen për bisedime në nivel qeverish


Pamje ilustruese.
Pamje ilustruese.


Koreja e Jugut ka pranuar propozimin e Koresë së Veriut që bisedimet e nivelit të lartë të mbahen javën e ardhshme, në kufirin e tyre ushtarak.

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë sot se bisedimet e planifikuara ndërmjet zyrtarëve të “nivelit të punës” kanë për qëllim përgatitjen për negociata të nivelit të lartë, në mes të dy Koreve.

Agjencia e lajmeve në Penjan, KCNA më herët ka thënë se bisedimet mund të mbahen me 26 nëntor, në një fshat kufitar.

Bisedimet të cilat do të jenë të parat në nivel të qeverive, synojnë lehtësimin e tensioneve dypalëshe, pasi të dyja vendet kanë rënë dakord në gusht, që të rifillojnë negociatat e nivelit të lartë.

Të dy vendet fqinje janë teknikisht ende në luftë, sepse lufta mes tyre ka përfunduar me një armëpushim, dhe jo një traktat paqe.

XS
SM
MD
LG