Ndërlidhjet

OSBE reagon ndaj stigmatizimit të OJQ-ve, në Rusi


Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, në OSBE Dunja Mijatoviq.
Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, në OSBE Dunja Mijatoviq.

Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Dunja Mijatoviq, ka shprehur keqardhjen për vendimin e autoriteteve ruse për emërtimin e organizatës joqeveritare "Glasnost Defense Foundation" (GDF), si organizatë "agjente e huaj".

Mijatoviq ka thënë se GDF-ja kishte qenë "duke punuar pa pushim për të mbrojtur dhe avokuar për të drejtat e gazetarëve në Rusi dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura të rajonit", gjatë 25 vjetëve të fundit.

Ajo e ka përshkruar vendimin, për të përfshirë GDF-në në regjistrin e "agjentëve të huaj", si një "pengim serioz për OJQ-të, të cilat trajtojnë temat e mediave dhe kjo përbën një kërcënim për pluralizmin e medias në Federatën Ruse."

Një ligj i miratuar në vitin 2012 kërkon që çdo OJQ që merr fonde nga jashtë dhe që angazhohet në veprimtarinë politike, të regjistrohet si një "agjent i huaj".

Amendamentet e paraqitura në ligjin e vitit të kaluar, i lejojnë Ministrisë së Drejtësisë të shtojë OJQ-të, në listën e "agjentëve të huaj".

XS
SM
MD
LG