Ndërlidhjet

Policia në Mali hyn në hotel


Një peng duke u larguar me dhunë nga militantët.
Një peng duke u larguar me dhunë nga militantët.

Forcat speciale të policisë së Malit kanë hyrë në hotelin Blu Radisson, në qendër të kryeqytetit të Bamako, ku ekstremistë islamistë dyshohet se po mbajnë dhjetëra pengje.

Të paktën tre persona janë vrarë pasi persona të armatosur kanë hyrë në hotel duke shtënë me armë dhe duke thirrur "Zoti është i madh" në gjuhën arabe.

Një komandant i ushtrisë i tha agjencisë së lajmeve AP se rreth 20 pengje janë liruar.

Dy njerëz kanë marrë peng, 140 mysafirë dhe 30 të punësuar ka thënë pronari i hotelit.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën,kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.

XS
SM
MD
LG